Mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë‘, Rini dhe Sport - 25 janar 2022 Foto: KALLXO.com

Komisioni parlamentar e miraton në parim Projektligjin për Arkivat Shtetërore

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, e ka miratuar në parim Projektligjin për Arkivat Shtetërore, me 8 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku në këtë Komision, tha se projektligji është një dokument i rëndësishëm që është përgatitur në vitin e kaluar.

“Në të përcaktohen rregullat themelore për shërbimet arkivore rregullohet organizimi dhe funksionimi i organeve kompetente për materialin arkivor. Është në përputhje me komunitetin e Bashkimit Evropian, me Projektligjin ri sjellim disa ndryshime dhe rregullime në këtë fushë, në ligjin e vjetër nuk janë , arkivat speciale, komunale e të tjera”, tha ai.

Sipas Çekut, me projektligjin e ri Agjencinë për arkiva shtetërore është një agjenci shumë e rëndësishme është në kuadër të Ministrisë së Kulturës.

“Me projektligjin e ri të arkivave është paraparë themelimi i këshillit profesional. Janë bërë ndryshime te rrjetit arkivor, arkivi qendror, ndër komunal, private…etj Flitet po ashtu për arkivat speciale dhe private. Janë edhe një sërë çështjesh që s’kanë qenë pjesë e ligjit të vjetër, me këtë ligj të ri do të arrihen disa objektiva të shërbimit arkivor të Kosovës”, theksoi ministri.