Thaçi falënderon përfaqësuesin e OSBE-së për zhvillimin e mediave në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir, si dhe shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Thaçi, siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, i ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-së për investimet në dy dekadat e fundit në promovimin e lirisë së shprehjes dhe zhvillimin e mediave në Kosovë.

“OSBE-ja ka investuar në shumë programe për zhvillimin e demokracisë në Kosovë, përmes trajnimeve të gazetarëve dhe promovimin e lirisë së shprehjes”, citohet të ketë thënë presidenti të mërkurën.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e mediave, Harlem Désir, ka theksuar se kjo organizata do të vazhdojë të mbështes Kosovën në promovimin e lirisë së shprehjes.

Sipas njoftimit të presidencës, Thaçi shtoi se OSBE-ja e ka mbështetur Kosovën në të gjitha fushat dhe institucionet shtetërore janë shumë mirënjohëse.