Thaçi e Pacolli takohen me Mogherinin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, patën takim bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ritheksoi përkushtimin e tij për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB.Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, shkroi Thaçi.

Presidenti sot është paraparë të zhvillojë bisedime me homologun serb Aleksandër Vuçiq.