WhatsApp së shpejti prezanton një veçori super të dobishme  

Versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android (2.23.19.8) përmban një ekran të ri të quajtur biseda të palëve të treta, raporton WABetaInfo.

Tani për tani, ekrani nuk është funksional ose i disponueshëm për përdoruesit, sipas burimit. Megjithatë, titulli i tij është shenja e parë e hapjes së aplikacionit të Metës ndaj përputhshmërisë ndër-platformë.

Beta vjen vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian konfirmoi se pronari i WhatsApp-it Meta e plotëson përkufizimin e një portieri sipas Aktit të Tregjeve Dixhitale të BE-së (DMA), i cili kërkon që softueri i komunikimit si WhatsApp të ndërveprojë me aplikacionet për mesazhe të palëve të treta./tportal.hr

Përgatiti: Nuhi Shala