Suedia fiton me lehtësi ndaj Kosovës

Suedia ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Kosovës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Suedia kaloi në epërsi në minutën e 29’ me Emil Forsbergun nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë Kosova e nisi mirë duke bërë presion, por nuk arriti që të shënoj gol.

Aleksandr Isak shënoi një gol të bukur në minutën e 62’.

Për 3-0 shënoi Quaison në minutën e 79’ duke i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Suedia pozicionohet në vendin e parë me 15 pikë.

Kurse, Kosova mbetet në vendin e katërt me katër pikë duke e pësuar humbjen e katërt nga gjashtë ndeshje të luajtura në këtë grup.