Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Formacionet zyrtare: Suedi – Kosovë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Suedi – Kosovë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”.

Suedia do të luajë me formacionin 4-4-2.

Kulusevski dhe Isak e përbëjnë dyshen e sulmit për suedezët.

Kosova po ashtu do të luajë me formacionin 4-4-2.

Vedat Muriqi dhe Milot Rashica do të jenë në sulm për Kosovën në ndeshjen e sotme.

Suedi – Kosovë luhet nga ora 18:00.

UEFA ka njoftuar se drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Marco Di Bello nga Italia.

Asistent të tij do të jenë Daniele Bindoni dhe Albertoni Tegoni po ashtu nga Italia.

Suedia e kishte mposhtur Kosovën në Prishtinë me rezultat 0-3 në ndeshjen e parë.