Isak thotë se e shënoi golin më të bukur në karrierën e tij ndaj Kosovës

Sulmuesi Alexander Isak ka shëlqyer në fitoren e Suedisë me rezultat 3-0 ndaj Kosovës.

Isak shënoi golin e dytë për Suedinë.

Ai pas ndeshjes ka deklaruar se e ka shënuar golin më të bukur në karrierën e tij.

“Kosova është ekip shumë i mirë, në sulm luan mirë pasi ka lojtarë me shumë kualitet. Duhej të sulmonim dhe arritëm t’i shënonim golat. E rëndësishme është që t’i merrnim pikët. Në pjesën e dytë shënuam edhe dy gola dhe ishim më të relaksuar. Unë doja vetëm të luaja pasi ndihesha mirë. Trajneri më besoi dhe më futi në lojë. Jam shumë i lumtur për golin. Ishte ndoshta goli më i bukur me Suedinë por edhe me klube në tërë karrierën time”, tha Isak pas ndeshjes.