Kosovo goalkeeper Arijanet Muric (Photo by Adam Davy/PA Images via Getty Images)

Aro Muric: Na mungoi fati ndaj Suedisë

Portieri i Kosovës, Aro Muric ishte më i miri për “Dardanët” në humbjen 3-0 nga Suedia.

Muric është shprehur i dëshpëruar pas ndeshjes duke thënë se i mungoi Fati Kosovës.

“Mund të bënim më mirë, Suedia luajti shumë mirë dhe arriti të na befasojë që në fillim. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat të shënonin dhe pas golit ka mundur të jetë edhe më mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë pozitën e tretë në renditje”, deklaroi Muric.