Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Challandes: Suedia është kundërshtar shumë i fortë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Suedisë që zhvillohet të shtunën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

70 vjeçari zvicerian thotë se duan ta konfirmojnë formën e mirë që e kishin në ndeshjet e shtatorit.

“Do të luajmë kundër një ekipi të fortë. Kemi luajtur në shtator ndeshje të mira dhe duam ta konfirmojmë formën që e kemi pasur në shtator. Është e qartë që Suedia është kundërshtar shumë i fortë dhe këtë e ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka luajtur, përfshirë edhe Kampionatin Evropian. Presim një ekip shumë të fortë në aspektin fizik por edhe në aspektin individual sepse ka lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në ndeshje”, ka thënë Challandes.

Ai ka shtuar se do të kenë presion për ndeshjen e nesërme.

“Edhe për këtë ndeshje ka presion sikurse në çdo ndeshje tjetër. Do të luajmë kundër një ekipi që në të njëjtin stadium e ka mposhtur Spanjën dhe presioni është normal jo vetëm në ekipin tonë, por çdo skuadër tjetër”, ka thënë ai.

Kosovë – Gjeorgji, FFK tregon se kur dalin biletat në shitje dhe sa do të jetë çmimi i tyre