Challandes: Asgjë nuk shkoi nga ne në këtë ndeshje

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes nuk e ka kuptuar dhënien e penalltisë në favor të Suedisë, ai e ka quajtur shaka këtë penallti.

70 vjeçari ka deklaruar se asgjë nuk i shkoi Kosovës në humbjen 3-0 nga Suedia.

“Rezultati ishte i njëjtë si në Prishtinë, por jo si lojë në tërësi. Nuk mund të pajtohem assesi për momentin se si u dha penalltia. Penalltia ishte shaka. Kush mund të ma shpjegojë se si mund të jetë penallti kur nga koka, topi shkon te dora. Ka mundur të ishte edhe ndërhyrje në Hadërgjonajn. Asgjë nuk shkoi nga ne në këtë ndeshje. E uroj Isakun dhe Suedinë për golin dhe fitoren. Ekipi provoi por është e vështirë të kthehesh në ndeshje të tillë. Nëse do të shënonim në fillim të pjesës së dytë, do të ishte lojë tjetër. Kishim disa aksione të mira, por këtë herë nuk kishim edhe fat”, nënvizoi Challandes.