Saranda Daci kthehet te Bashkimi

Basketbollistja kosovare Saranda Daci është kthyer te skuadra e Bashkimit, pas një aventure të shkurtër në Çeki te skuadra Slovanka MB.

Bashkimi ka konfirmuar gjatë ditës së sotme kthimin e Dacit në Prizren.

Daci do të jetë e gatshme për finalen e Kupës së Kosovës që Bashkimi e zhvillon të dielën kundër Prishtinës në Suharekë.

Saranda Daci te skuadra Slovanka MB, i ka regjistruar dhjetë paraqitje në kampionat duke shënuar 7.5 pikëve dhe 5.7 kërcimeve për ndeshje.

“Pasi fitoi Superkupën, Saranda Daci kthehet për të na forcuar për pjesën e mbetur të sezonit. Ajo e nisi sezonin të Bashkimi për të vazhduar në Çeki te Slovanka MB por kthehet sërish në Prizren. Sazi është e gatshme për finalen e Kupës dhe më të në ekip jemi dukshëm më të fortë drejt synimit tonë”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.