
Basketboll: Irma Konjusha i bashkohet Bashkimit
Basketbollistja kosovare Irma Konjusha do të jetë pjesë e KBF Bashkimit për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e vajzave në basketboll.
Bashkimi e ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme transferimin e Konjushës e cila do të jetë pjesë e ekipit prizrenas deri në fund të sezonit.
“Njëra prej lojtareve më të mira vitet e fundit, që ka fituar gjithçka në Kosovë dhe ka luajtur në EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tonë në rrugëtimin e këtij sezoni. Me Irmën në ekip, synimet tona të mëdha vetëm konfirmohen e forcohen edhe më shumë. Irma, mirësevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi!”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.
Konjusha e nisi sezonin te Prishtina duke e fituar Kupën e Kosovës, pastaj për të vazhduar me skuadrën KBF Shkupi.
Konjushas është përforcimi i dytë te Bashkimi brenda dy ditësh, pasi të hënën klubit prizrenas iu bashkua amerikania Jasmine Brunson.