Basketboll: Vajzat e Bashkimit shënojnë fitore me 75 pikë epërsi (FOTO)

KBF Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të lehtë ndaj KBF Vllaznimit me rezultat 104-29, ndeshje e vlefshme për xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës në kategorinë e vajzave.

Trajneri i Bashkimit, në këtë ndeshje vendosi që t’i pushonte shumicën e lojtareve startuese, duke i inkuadruar në lojë ato basketbolliste që kanë pasur më pak minuta.

Por, vashat prizrenase, prej fillimit të ndeshjes ia bëren me dije Vëllaznimit se fitorja do të mbetet në palestrën sportive “Sezai Surroi”.

Çerku i parë u mbyll me rezultatin 35-6, në të mirë të vendasve.

Edhe çerku i dytë ishte me të njejtën tempo i cili përfundoi me rezultat 28-10.

Në çerekun e tretë dhe të katërt Bashkimi vazhdoi me tempon e njejtë për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 104- 29, me 75 pikë epërsi.

Sara Vraniqi ishte koshahënuesja më e mirë te Bashkimi me 27 pikë.

Pikë dyshifrore shënoi edhe Jeta Zeka me 20 pikë.

Kurse te Vëllaznimi më e dalluara ishte Rina Hoda me 17 pikë.

Bashkimi është e vetmja skuadër pa humbje duke i shënuar nëntë fitore rresht në po aq ndeshje të zhvilluara.

Kurse Vëllaznimi, pas nëntë xhirove ende nuk e ka shijuar fitoren.

Në xhiron e 10-të, Bashkimi do të takohet me Penzën, kurse Vëllaznimi me Trepçën.