
Vashat e Bashkimit kampione të sezonit vjeshtor me shifra të frikshme (FOTO)
10.12.2019 - 18:59
Zyrtarisht skuadra e KBF Bashkimit, është shpallur kampione e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në kategorinë e vajzave.
Bashkimi e mbylli sezonin vjeshtor me fitore ndaj KB Penzes me rezultat 78-50.
Por, skuadra e drejtuar nga trajneri tuk Furkan Saglik, ka qenë liderë e padiskutueshme prej fillimit të sezonit.
Nga 10 xhiro, vashat nga Prizreni, i kanë shënuar 10 fitore me bilanc të 100%, duke u pozicionuar në vendin e parë me 20 pikë.
Vashat e udhëhequra nga Frukan Saglik, kanë shifra të frikshme në sezonin vjeshtor.
Në 10 ndeshje të luajtura i kanë shënuar 903 pikë.
Kurse i kanë pranuar vetëm 470 pikë.
KBF Prishtina, është në vendin e dytë me tetë fitore dhe dy humbje.