Renovimi i stadiumit “Adem Jashari”, do të kushtojë 12 milionë euro

Komuna e Mitrovicës së Jugut, ka njoftuar se së shpejti prite të fillojnë punimet për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”.

Punimet fillimisht do të nisin nga pjesa e brendshme e stadiumit, duke bërë rregullimin e fushës, demolimin e tribunave si dhe pjesët e tjera brenda këtyre hapësirave.

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari”, pritet të përfundohet brenda 18 muajve, i cili do t’i kushtojë 12 milionë euro.

“Vlen të theksohet se projekti për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” do të kushtojë mbi 12 milionë euro, i cili përfshin renovimin e tërësishëm të stadiumit, parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, amfiteatër të hapur, fushat tjera ndihmëse dhe hapësirën për tifozët mysafir, dhe pritet të përfundojë brenda 18 muajve”, thuhet në njoftimin e komunës.