12 milionë euro priten të investohen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme ka vizituar Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtrin duke thënë se ministria që drejton ajo do t’i investojë mbi 12 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”.

Dumoshi ka thënë se ky stadium do të ndërtohet sipas kritereve të UEFA-s dhe do të jetë i kategorisë së katërt.

“Në komunën e Mitrovicës ia vlen të investohet sepse një është stadium i kategorisë së katërt, i cili i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s dhe do të jetë një ndër stadiumet më të bukura, për shkak të kapaciteteve që ka. Ky stadium brenda do t’i ketë edhe shtigjet e atletikës dhe jashtë do të pasurohet edhe me një teatër veror”, ka thënë ministria Vlora Dumoshi.

Renovimi i stadiumit “Adem Jashari”, pritet të përfundojë në fund të vitit 2021.