Rafet Prekazi flet pas fitores ndaj Andorrës

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka folur pas fitores ndaj Andorrës me rezultat 1-0.

Trajneri mitrovicas këtë fitore ia ka uruar lojtarëve të cilët janë infektuar me coronavirus te U21-shat.

“Dihet që kemi shumë telashe edhe në A edhe në U-21. Kemi lojtarë me virus, është dashur të izolohemi. Ia urojë fitoren të gjithëve, sidomos lojtarëve me virus”, ka thënë fillimisht Rafet Prekazi.

Prekazi ka deklaruar se e kanë merituar fitoren ndaj Andorrës.

“Kom mëndu shumë gjatë lojës çfarë zëvendësime me ba. Lojtarët kanë pasur raste, por jo mjaftueshëm agresivitet. Lojtarët kanë kërkuar zëvendësime, kishim shumë telashe, por u shpërblye angazhimi. E kemi merituar fitoren. I kemi fituar dy ndeshjet e para, kemi menduar që do të bëjmë vepra të mëdha, por dhjetë lojtarë të atij ekipi nuk luajnë. Kemi sjellë lojtarë të rinj. Ka shumë lojtarë të vitit 2000 e 2001. Patëm shumë telashe me lojtarë dhe kemi marrë shumë lojtarë të rinj për të ndërtuar ekipin për kualifikimet e ardhshme”, ka deklaruar Prekazi.

Pas kësaj fitoreje Kosova pozicionohet në vendin e katërt me nëntë pikë.

Ndeshjen e radhës “dardanët” e rinj luajnë më 13 nëntor ndaj Shqipërisë.