Projektligji i ri për diasporën synon të përfshijë më shumë sportistë në ekipet kombëtare
Që nga pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll janë shndërruar pothuajse në ditë feste.
Entuziazmi i qytetarëve për të përcjellë ndeshjet e kombëtares është i jashtëzakonshëm.
Mirëpo Kosova vazhdon të çaloj ende në marrjen e futbollistëve shqiptarë për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, sidomos të atyre që janë lindur dhe rritur në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Shumë prej tyre zgjedhin të luajnë për kombëtares e vendeve ku kanë jetuar.
Mirëpo, synimi që këtë të rijnë të bëhen pjesë e kombëtareve të Kosovës që nga grupmoshat e reja nuk pritet të jetë veç punë e federatave, por lobimi për t’i bërë ata pjesë të ekipeve tona sportive kombëtare pritet të institucionalizohet.
Qeveria e Kosovës është duke e përgatitur një Ligj për Diasporës, ku në mes tjerash aty pritet t’i jepet hapësirë edhe organizimeve të mirëfillta për mbështetjen e sportistëve të rinjë që jetojnë në diasporë si dhe inkurajimin e tyre për të qenë pjesë në ekipet sportive kombëtare të Kosovës.
Në nenin 27-të të projekligjit për Diasporën thuhet se Republika e Kosovës mbështet sportistët e rijnë të talentuar që janë pjesëtarë të Diasporës si dhe inkurajon përfshirjen e tyre në ekipet e përqafueses.
Po ashtu në pikën 2 të këtij ligji thuhet se Ministria inkurajon dhe ndihmon organizimin e garave sportive dhe takimet e sportistëve pjesëtarë të diasporës si dhe promovimin e tyre në mediat publike.
Një pjesë e madhe e futbollistëve sot në kombëtaren A, janë futbollsitë që kanë jetuar në diasporë dhe në fund kanë zgjedhur të luajnë për vendlindjen e tyre.