Kosova U21 triumfon ndaj Andorrës U21

Kombëtarja e Kosovës U21 i ka nisur mbarë kualifikimet për Kampionatin Europian “Euro 2022”, duke fituar me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Mundësinë më të mirë për Kosovën në pjesen e parë e pati Valmir Hoti në minutën e 43’ duke goditur fortë në drejtim të portës kundërshtare.

Rast të mirë pêr gol pati Florent Hoti në minutën e 48’, por goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Valmir Veliu goditi nga jashtë zonës në minutën e 66’, por goditjen e tij e priti portieri i mysafirë Iker.

Andorra rastin më të mirë te Andorra e pati sulmuesi Albert Rosas Ubach në minutën e 73’, duke u gjendur përballë portierit Nreca Bisinger i cili e priti goditjen e tij.

Dion Berisha shënoi për 1-0, në minutën e 82.

Mark Merleku shënoi një gol të bukur për 2-0, në minutën e 85.

Kosova U21 grumbullon tri pikë nga një ndeshje të luajtur.

Kosova U21 bën pjesë në Grupin D për kualifikimet për “Euro 2020”.

Në grup me Kosovën janë edhe kombëtare si Sllovenia, Shqipëria, Anglia, Republika e Çekisë dhe Andorra.

Vendi i parë kualifikohet direkt për “Euro 2023”.