Ilustrim

Daku: Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën

Kosova U21 ka fituar ndaj Andorrës me rezultat 1-0, me golin e sulmuesit gjilanas Mirlind Dakun.

Mirlind Daku ka folur pas ndeshjes, duke thënë se është i lumtur që shënon për Kosovën.

Ai i ka shënuar 11 gola me Ballkanin dhe Kosovën dhe pret që të vazhdojë formën e lartë.

“Ndjenjë e mirë kur shënon për Kosovën. Jam shumë i gëzueshëm. Shpresoj të vazhdoj kështu. Kemi luajtur mjaft mirë, kundërshtari nuk ishte i dobët, por i jemi qasur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e kaluam këtë sfidë. Do të vazhdoj të punoj kështu dhe besoj se do të vazhdoj me këtë formë të lartë. Nëse jam pa lëndime besoj se do të vazhdoj kështu. Në dy ndeshjet e fundit pres angazhim. Shpresoj shumë se do të dalim triumfues”, ka deklaruar Daku.

Rafet Prekazi flet pas fitores ndaj Andorrës