Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina mposht Llapin dhe ngjitet në vendin e parë

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Llapit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 32-të në Superligë.

Mankenda i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 15’.

Adonis Aliu shënoi për 1-1, në minutën e 19’.

Kryeqytetasit e rikthyen epërsinë në minutën e 42’ me Leotrim Bekteshin.

Otto John shënoi për 1-3, në minutën e 64’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e parë me 69 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.