Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtina vazhdon me fitore, mposht Llapin në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Llapit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës.

Besnik Krasniqi shënoi për 1-0, në minutën e 30’ pas asistimit të Leonit Abazit.

Kurse, për 2-0, shënoi sulmuesi Alban Shillova në minutën e 34’ duke e shfrytëzuar gabimin e Benjamin e Eminit.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 47 pikë.

Kurse, Llapi në vendin e shtatë me 26 pikë.