Delegohen gjyqtarët e ndeshjeve të para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00.

Prishtina e pret në shtëpi Llapin, kurse në takimin tjetër takohen skuadrat e Ligës së Parë, Istogu – Dukagjini.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se i kanë deleguar gjyqtarët për këto dy ndeshje.

Takimin Prishtina – Llapi, do ta drejtoj Shpëtim Murtezi, i asistuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në takimin Istogu – Dukagjini, i asistuar nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina.