Batatina: Synimi i Llapit është dalja në Europë

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2-3 ndaj Prishtinës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ishte dukë fituar me rezultat 0-3, por Prishtina deri në fund e ngushtoi epërsinë.

Batatina ka deklaruar se është e pa pranueshme se si i pranuan dy gola.

“Mendoj se realizimi i golave të hershëm ishin të qetësisë. Megjithatë, është e papranueshme të pranojmë dy gola të lehtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm në ndeshjen e radhës. I kam kursyer lojtarët për këtë ndeshje dhe ishim më të freskët se Prishtina në këtë ndeshje. Prishtina pati mundësi ta barazonte rezultatin dhe të na vështirësonte punën në ndeshjen e kthimit”, ka thënë Batatina.

Trajneri i Llapit ka thënë se synimi i tyre është dalja në garat europiane përmes Kupës së Kosovës.

“Por e rëndësishme është që e arritëm qëllimin, e fituam ndeshjen dhe duhet të jemi të vëmendshëm për ndeshjen e kthimit. Kupa është objektivi i vetëm i Llapit, pasi kemi dalë nga gara për titullin e kampionit. Këtë edicion synimi është ta arrijmë synimin dhe të dalim më në fund në Europë”, ka theksuar ai.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 21 prill në Podujevë.