Kupa e Kosovës: Llapi mposht Prishtinën në “Fadil Vokrri”

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2-3, ndaj Prishtinës në kuadër të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Mysafirët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 6’ me Ahmed Januzin pas asistimit të Kastriot Selmanit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Prishtina e nisi mirë pjesën e dytë duke dalë në mundësi për gol me mesfushorin Sabien Lila në minutën e 47’, por goditjen e tij e priti portieri Coric.

Llapi e dyfishoi epërsinë në minutën e 58’ pas asistimit të Arbnor Ramadanit.

Mysafirët e trefishuan epërsinë në minutën e 62’ me mesfushorin Kushtrim Shabani pas një super aksioni nga lojtarët e Llapit. Përsëri protagonist ishte Ahmed Januzi duke asistuar kësaj radhe.

Prishtina e ngushtoi epërsinë me Albin Prapashticën në minutën e 66’.

Mërgim Pefqeli e ngushtoi epërsinë duke shënuar për 2-3 në minutën e 91’.

Ndeshja e kthimit luhet më 21 prill në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.