Munishi thotë se Gjilani e bëri ndeshjen më të mirë në këtë sezon ndaj Feronikelit

Gjilani sot e ka mposhtur Feronikelin me shifrat 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka deklaruar se kjo ishte ndeshja më e mirë në këtë sezon nga skuadra e tij.

Ai po ashtu iu ka gëzuar golit të Blerim Krasniqit që ishte i pari për të në këtë sezon.

“Ishte ndeshja më e mirë e luajtur nga Gjilani deri më sot, me angazhim dhe vetëbesim të madh, me lojë të bukur. Më gëzon fakti që Krasniqi shënoi gol sepse ka dhënë kontribut të madh. Dha gol të bukur dhe gjithçka shkoi mirë. Patëm shumë mungesa, Kastrati, Musolli, Prekazi, Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje, duhet të shohim para”, theksoi Munishi pas ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje Gjilani ngjitet në vendin e parë me 20 pikë.

Gjilani lider i ri në Superligë