Gjilani lider i ri në Superligë

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Feronikelit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 27’ me mesfushorin Albert Dabiqajn, por goli u anulua pas shikimit të VAR-it.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0.

Golin e fitores e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 67’ pas një asistimi të bukur nga Yll Hoxha.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e parë me 20 pikë.

Kurse, Feronikeli mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.