Muharrem Sahiti flet pas humbjes nga Shqipëria

Kosova pësoi humbje me rezultat 2-1, në miqësoren e zhvilluar në Elbasan, ndaj Shqipërisë.

Kombëtaren e Kosovës, në këtë ndeshje e drejtoi, Muharrem Sahiti, pasi Bernard Challandes është i infektuar me coronavirus.

Sahiti ka thënë se e nisën keq pjesën e parë, duke luajtur pa ritëm, pa intensitet dhe pa dëshirë.

“Sigurisht është një rezultat negativ kur humb, e filluam keq pjesën e parë, ishte një ndeshje jo e mirë, pa ritëm, pa intensitet, pa dëshirë”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

Ai ka shtuar se loja e “Dardanëve”, u përmirësua në pjesën e dytë, por jo mjaftueshëm.

“Pjesën e dytë ishim më të mirë, por jo mjaftueshëm”, përfundoi Sahiti.

Kosova me 15 nëntor, do të luajë ndaj Sllovenisë,  në Lubljanë, kurse më 18 nëntor në Prishtinë ndaj Moldavisë.