Moldavi – Kosovë përfundon pa fitues

Është mbyllur ndeshja Moldavi – Kosovë, me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për Ligën C, të Grupit 3.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit  me sulmuesin Ion Nicoaesco në minutën e 20’.

Golin e barazimit për Kosovën e shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71’.

Pas golit të shënuar “Dardanët”, luajtën më mirë por nuk arritën ta gjejnë golin e fitores.

Pas këtij barazimi Kosova pozicionohet në vendin e parë me 1 pikë, aq pikë sa kanë Greqia, Slovenia dhe Moldavia.