Moldavia e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Moldavi – Kosovë, me rezultat 1-0.

Moldavia po i mposht “Dardanët”, me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi 21 vjeçar Ion Nicolaescu në minutën e 20’.

Djelmoshast e Bernard Challandes luajtën më mirë në pjesën e parë duke e mbajtur topin 70 %, por nuk ishin produktiv në fazën e sulmit.

Kjo ndeshje po luhet në kuadër të Ligës C, Grupi 3, në Ligën e Kombeve.