Futbollistët e Kombëtares së Kosovës/ Foto: FFK

Kombëtarja e Kosovës sot nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës A, sot do ta nisë rrugëtimin në Ligën C, grupin 3, në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Bernard Challandes, do të përballen me Moldavinë, në stadiumin e Parmës në Itali.

Kjo ndeshje është dashur që të luhej në Moldavi, por shkaku që ky vend nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk ka pranuar që të luaj me “Dardanët”, në vendin e vet duke zgjedhur një stadium neutral.

Kosova për këtë ndeshje është e kompletuar, mungon vetëm sulmuesi Vedat Muriqi, i cili është i lënduar.

Kompania e basteve “Bet365”, për këtë ndeshje e favorizon Kosovën duke e koutuar fitoren e “Dardanëve”, me 1.40, kurse fitoren e Moldavisë me 9.00, barazimi e ka koutën 4.20.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një test i mirë para ndeshjeve vendimtare para Maqedonisë së Veriut që luhet më 8 tetor.