Formacionet zyrtare: Moldavi – Kosovë, Kololli luan në sulm

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Moldavi – Kosovë, që luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë.

Kjo ndeshje luhet në kuadër të Ligës C, të Grupit 3 në Ligën e Kombeve.

Bernard Challandes ka vendosur që në mbrojtje të luaj me Mërgim Vojvodën në të djathtë, Rrahmani dhe Aliti, në qendër të mbrojtës, kurse Leart Paqarada në të majtë, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Valon Berisha do të luajnë në mesfushë. Sulmin e “Dardanëve”, do ta përbëjnë Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli.

Kololli do të luaj në qendër të sulmit në vend të Vedat Muriqit.

Kurse Moldavia do të luaj me formacionin 3-5-2.