Kosova ka dështuar të fitojë ndaj Moldavisë duke barazuar me rezultat 1-1, edhe pse konsiderohej para fillimit të ndeshjes favorite.
Është mbyllur ndeshja Moldavi – Kosovë, me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për Ligën C, të Grupit 3.
Kosova e ka barazuar rezultatin ndaj Moldavisë në minutën e 71’ me Benjamin Kolollin pas një asisti nga Valon Berisha.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Moldavi – Kosovë, me rezultat 1-0.
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Moldavi – Kosovë, që luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Ennio Tardini”, në Parma të Italisë.
Kombëtarja e Kosovës A, sot do ta nisë rrugëtimin në Ligën C, grupin 3, në Ligën e Kombeve.