Këto janë takimet e javës 16-të në Superligën e Kosovës në Futboll

Java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll zhvillohet këtë fundjavë dhe priten duele mjaftë interesante.

Dy takimet e para zhvillohen ditën e shtunë ku Drita pas humbjes nga Gjilani, e pret Dukagjinin e Klinës.

Po ashtu të shtunën zhvillohet edhe takimi midis Ulpianës dhe Prishtinës.

Ndërsa të dielën zhvillohen tre takime të tjera.

Ndeshja më interesante që zhvillohet të dielën është ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që të dy këto ekipe vijnë pas fitoreve kundër Drenicës dhe Dritës.

Ndërsa dy takimet tjera që zhvillohet ditën e diele janë: Ferronikeli-Ballkani dhe Malisheva-Drenica.

Të gjitha takimet nisin nga ora 13:00.