Herolind Shala bëhet me skuadër të re

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala ka ndryshuar ekip duke nënshkruar kontratë me klubin turk BB Erzumspor.

Ai deri më tani ka qenë pjesë e ekipit Stabaek, ndërsa tash e tutje karrierën pritet ta vazhdojë në ekipin e ligës së dytë të Turqisë, Erzumspor.

Ndërsa arsyeja e largimit është edhe mos paraqitja e tij e mirë deri më tani në ekipin e Stambek, këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Torgier Bjarmann.

‘’Shala nuk e ka arritur nivelin që ne si ekip kemi dëshiruar. Mundet të këtë shumë arsye për këtë, por edhe lëndimeve të shumta që ka pësuar Shala’’ është shprehur trajneri Bjarmann.

Transferimi i Shalës është bërë e ditur edhe përmes faqes zyrtare të klubit të deritashëm të Shalës.