Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Challendes publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challendes, e ka bërë publike listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Në listën e zviceranit nuk ka surpriza, ndërsa vërehet mungesa e Milot Rashicës, që do të mungojë për shkak të lëndimit. Përveç Rashicës, mungesë e madhe për Kosovën do të jetë edhe Arbër Zeneli, që është duke u trajtuar nga një lëndim i rëndë.

Kosova ndeshjen ndaj Çekisë do ta luajë me 7 shtator në “Fadil Vokrri”, ndërsa atë kundër Anglisë më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” të Southamptonit.

Dardanët stërvitjen e parë do të zhvillojnë më 2 shtator në orën 18:00 në Prishtinë.