Anel Rashkaj për ndeshjen ndaj Gjibraltarit: Duhet të jemi të përgatitur sikur të luajmë kundër Anglisë

Bernard Challandes dhe Anel Rashkaj, kanë mbajtur konferencë për media para ndeshjes miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit, e cila luhet të enjten prej orës 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Anel Rashkaj, ka thënë se çdo ndeshje për Kosovën është e rëndësishme.

“Unë mendoj që çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe kjo ndeshje është me rëndësi, ka disa lojtar që kanë pasur pak minutazh dhe kanë mundësi ti kenë minutat e tyre në këtë ndeshje. Unë e kam thënë që mendimi i im është që duhet të jem i fokusuar për çdo situatë”, ka thënë fillimisht mesfushori i Kosovës.

Rashkaj ka thënë se ndaj Gjibraltarit duhet të japin maksimumin sikurse të ishin duke luajtur ndaj Anglisë.

Kryesorja është të jem i përgatitur për çdo situatë ose çdo minutë qe më jepet mundësia. Duhet të jem të kujdesshëm në çdo ndeshje, edhe me Gjibraltarin edhe me Malin e Zi, duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të jemi maksimalisht të përgatitur sikur të luajmë kundër Anglisë.