Ulpiana – Malisheva, publikohen formacionet zyrtare

Dy skuadrat e promovuara në këtë sezon në Superligë do të përballen sot ndërmjetvete nga ora 17:00.

Të dy skuadrat i kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Ulpiana befasoi  duke  marë një barazim të vlefshëm ndaj Llapit në Podujëvë në xhiron e parë.

Malisheva e nisi mirë sezonin duke barazuar me kampionen e Kosovës, Prishtinën, bile skuadra e sapo inkuadruar në Superligë ishte në epërsi deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Një fakt interesant është se Ulpiana dhe Malisheva deri tani nuk janë takuar asnjëherë në Superligë, pasi Malisheva luan për herë të parë në Superligë.

Kjo ndeshje luhet në Suharekë, në stadiumin e qytetit, pasi stadiumi i Ulpianës në Lipjan nuk i plotëson kushtet për t’u luajtur kjo ndeshje.

Në këtë ndeshje fjalën kryesore do ta thotë gjyqtari gjilanas Valbon Hoxha, i asistuar nga Zgjim Rrahimi dhe Faton Jakupi. Në dhomën e VAR-it do të jenë Genc Nuza dhe Granit Hyseni.

Ulpiana – Malisheva luhet nga ora 17:00.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Blakçori, Qerimi, Musliu, Santos, Musatafa, Gjoni, Boudege, Haliti, Rezi, Juior, Shkala. Kryetrajner: Edlir Tetova

Malisheva: Gashi,  Kryeziu, Ulluri, Dllumani, Stulliçaku, Bruqi, Hyseni, Pira, Hysen, Xhaka, Pefqeli. Kryetrajner: Arsim Thaqi