Shoqërohet në Polici një Vëzhgues në Gradicë
04.12.2016 - 14:41
Një vëzhgues është shoqëruar në polici në Gradicë, ku është e vendosur qendra e votimit 0305e.
Shoqërimi i tij ka ndodhur pasi ai kishte problem me një vëzhgues tjetër.
KALLXO.COM ende nuk ka arritur të konfirmojë për përkatësinë politike të vëzhgueseve që janë përplasur.
Në qendrën e Gradicës të drejtë vote kanë 871 votues.
Edhe në Abri u shoqërua sot në polici kryesuesi i vendvotimit 0307e.
http://kallxo.com/mbyllet-vendvotimi-ne-abri-te-eperme/
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit janë thirrur për shkak se ish kryetarit të komunës, Nexhat Demaku, muajin e kaluar Gjykata e Apelit ia vërtetoi një dënim në një akuzë për krime të luftës.