Zyrtarët e lartë që e deklaruan pasurinë pas afatit ligjor

Janë më shumë se 30 zyrtarë të lartë publikë që deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion e kanë deklaruar pas afatit ligjor.

Në këtë grup përfshihen zyrtarë të Presidencës, të Kuvendit, të Zyrës së Kryeministrit, të ministrive, komunave e agjencive të ndryshme publike.

Emin Krasniqi nga Presidenca e Kosovës, Andin Hoti deputet në Kuvendin e Kosovës dhe Bujar Bukoshi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, deklarimin pranë Antikorrupsionit e deklaruan pas fatit 30 ditor të këtij institucioni.

Listës së zyrtarëve të lartë publikë që e deklaruan pasurinë në AKK, mirëpo pas afatit ligjor i bashkohen edhe këta zyrtarë: Agim Dervishaj nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Rilind Berisha nga Ministria e Drejtësisë, Ismail Vllasaliu nga Ministria për Zhvillim Ekonomik, Luan Daka dhe Emin Kabashi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rabije Kosumi nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Pjeter Ndou nga Ministria e Infrastrukturës, Delfin Pllana dhe Isa Kosumi nga Ministria e Punëve të Jashtme, Rukije Mehmeti dhe Sabit Mehmeti nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, Sami Beka, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Afrim Ajvazi, Zyra e Rregullatorit për Energji, Drita Buza Zhaveli dhe Valentina Alijaj nga Komuna e Gjakovës, Shpresa Hajdari nga Komuna e Gjilanit, Milica Mihajlovic, Komuna e Graçanicës, Blerim Hajdari, Komuna e Kamenicës, Imer Rrustemi nga Komuna e Lipjanit, Jeton Zeneli nga Komuna e Mitrovicës Jugore.

Selim Pacolli, Eman Rrahmani, Leonora Shabani Bajraktari dhe Arbenita Murseli nga Komuna e Prishtinës, Memnuna Ajdini nga Komuna e Prizrenit, Donika Rushiti dhe Naser Bajraktari nga Komuna e Skenderajt, Sabit Thaçi nga Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Nazmi Kryeziu, NPL “Pallati i Rinisë”, Shpëtim Aliu nga “Hortikultura”, Skender Boshtrakaj i Muzeut të Kosovës dhe Adrian Berisha nga Komuna e Prishtinës.