Foto-ilustrim

I Zihen 11 Revole

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, në veturën e të cilit janë gjetur 11 revole dhe 151 fishekë.

I dyshuari B.M. nga Gjilani është arrestuar të martën rreth orës 14:10, në afërsi të udhëkryqit Pogragjë – Stublinë – Dobrosin.

Sipas Policisë, personi i arrestuar dyshohet për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit.

“Armët, municioni dhe vetura janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa ndalimit për 48 orë për vazhdim të procedurave tjera ligjore”, njofton Policia në një komunikatë.