Zhduket një vajzë në Prizren

Një person është raportuar i zhdukur në qytetin e Prizrenit.

Policia e Kosovës bën të ditur se ankuesi ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën Aleks Buda, me 5 prill rreth orës 11:00.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime.