Foto: Ilustrim

Zdrukthëtaria në Rahovec përfshihet nga zjarri

Një punëtori e zdrukthëtarisë në rrugën “Mexhit Mustafa”, në Rahovec është përfshirë nga zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur gjatë mesnatës.

Pas njoftimit nga pronari i objektit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësiti i KEDS-it dhe eksperti i zjarreve.

Si pasojë e zjarrit, në objekt janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti po vazhdon të hetohet.