'Zbutet' SBAShK-u, mësimi fillon të hënën

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë mbajtur një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e SBASHK-ut ku kanë njoftuar se greva në arsim është ndërprerë pasi që do të ketë rritje të pagave për arsimtarët.

“Jam i lumtur që nxënësit e Kosovës dhe mësuesit do të t’i kthehen mësimit nga e hëna. Gjithë punëtorëve të sistemit të arsimit, iu është rritur pagat. Ashtu siç kemi premtuar me kryeministrin e Kosovës, do të mbajmë premtimet që të jemi afër tyre, pro edhe sektorëve të tjerë”, tha Veseli në konferencë për media.

“Nesër do ta miratojmë projektligjin për paga që do të mundësojë rritje të pagave për më shume se 70 mijë punonjës të sektorit publik”, tha tutje Veseli.

Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se marrëveshja ofrohet shumë me kërkesat që ata i kanë pasë.

“Ashtu siç thanë krerët e institucioneve tona, marrëveshja e re na ofron shumë tek kërkesat tona. Pra, urime të gjithëve viti shkollor që po fillon të hënën”, tha Jasharaj në konferencën për media.

Ndërsa për Haradinajn, kjo marrëveshje me SBASHK nuk do të arrihej, pa ndihmën e Kadri Veselit.

“Nuk ka qenë e mundshme marrëveshja me SBASHK-un pa ndihmën e kryetarit Veseli dhe kryetarit të komisionit Nait Hasani”, tha Haradinaj në këtë konferncë.

https://kallxo.com/sbashk-u-mohon-te-kete-marreveshje-per-ndaljen-e-greves/

https://kallxo.com/veseli-mesimi-fillon-te-henen/

 

.