Pamje nga Vushtrria

Vushtrria rriti subvencionet në vit zgjedhjesh

Rreth 300 mijë euro nga Komuna e Vushtrrisë janë ndarë për subvencione vitin e kaluar, kur edhe u mbajtën zgjedhjet lokale.

Në fakt shuma e saktë 296 mijë e  146 euro ishin marrë nga paratë e dedikuara për investime kapitale dhe mallra e shërbime për tu shfrytëzuar për subvencione.

Kështu ka gjetur, Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor, për të cilën është dhënë opionin me çështje specifike financiare të buxheteve që nuk janë shfrytëzuar mirë nga komuna.

“Komuna, për vitin 2017 kishte planifikuar gjithsej 107 projekte për investime kapitale të cilat i kishte përfshirë në Programin e Investimeve Publike (PIP). Prej tyre, tetë projekte1 në vlerë 276,246€, ishin buxhetuar dhe realizuar gabimisht nga kategoria e investimeve kapitale, megjithëse i përkasin natyrës së subvencioneve (projekte të cilat nuk e plotësonin kriterin e përvetësimit të pasurisë për komunën e Vushtrrisë)”, thuhet në raport.

Sipas zyrtarëve komunalë kjo ishte bërë për shkak të buxhetit të vogël që e kishin për subvencione.

Raporti thekson gjithashtu se vetëm 75 përqind e buxhetit për investime kapitale u shfrytëzua megjithëse buxheti për këtë kategori ishte rritur.

“Pavarësisht rritjes së buxhetit te investimet kapitale, vetëm 75% e tyre ishin realizuar. Realizimi i ulët lidhet kryesisht me vonesat në realizimin e projekteve, si dhe mos realizimin e procedurave për 10 projekte të parapara në Programin për Investime Publike. Më tutje, pagesa prej 19,900€ ishte bërë nga buxheti për mallra dhe shërbime, ndonëse natyra e tyre kishte të bënte me subvencione. Pagesat ishin bërë bazuar në marrëveshjen me “Islamic Relief Ëorld Ëide” për ofrimin e shërbimeve shëndetësore pa pagesë me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësorë.”, është e gjetura në raport.

Sipas auditorit, Komuna po ashtu kishte vendosur standarde të dyfishta sa i përket taksës së ndërtimeve në këtë komunë.

“Drejtoria e urbanizmit nuk ishte vendosur një standard për kalkulimin e taksave për leje të ndërtimit10. Ne vërejtëm se me rastin e kalkulimit së taksave, në disa raste aplikohej e në disa raste nuk aplikohej taksa e densitetit, për pjesën e hapësirave të përbashkëta në ndërtesat e banimit (para-hyrjet dhe ashensorët)”, thuhet në raport.