Foto: Facebook

Vushtrria me qendër të veçantë për diabetin dhe hipertensionin

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri ka bërë sot lansimin e projektit për ofrimin e pakos së shërbimeve dhe këshillimeve për sëmundjet jongjitëse, e në veçanti për diabetin dhe hipertensionin.

Kryetari i komunës Xhafer Tahihiri në profilin e tij në facebook ka shkruar se kjo pako synon të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor duke vendosur standard dhe praktika më të mira ndërkombëtare,  të ofrojë edukim më të mirë shëndetësor për pacientët të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit dhe hipertensionit, por edhe atyre që tashmë janë diagnostikuar.

Komuna ka njoftuar se kjo qendër ka edhe shërbimin këshillimor në një hapësirë dhe me pajisje moderne brenda QKMF-së në Vushtrri dhe do të shtrihet në të gjitha ambulancat e mjekësisë famil;jare.

Kryetari Xhafer Tahiri ka falënderuar Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, e cila e ka financuar këtë qendër, ndërsa projekti është zbatuar nga organizata Accessible Quality Helthcare (AQH)me përkrahjen e  Ministrisë së Shëndetësisë.