Vuçiq: Do ta forcojmë Ushtrinë dhe Inteligjencën

Pas disa ditëve të tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të shtunën ka thirrur një takim të Këshillit Nacional të sigurisë. Përveç kësaj, ai është takuar me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se do të ndërmerren hapa për të forcuar ushtrinë e Serbisë dhe Shërbimin Inteligjent. Këtë e ka thënë pas takimit që kishte me Patriarkun, me të cilin Vuçiq tha se ka biseduar për “mbijetesën e popullit serb” në Kosovë.

“Në do të japim gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin… por asnjëherë më nuk do të lejojmë edhe një Operacion ‘Oluja’-(Stuhia)”, tha Vuçiq duke ju referuar operacionit të shpërnguljes së serbëve nga Kroacia.

Ai ka folur për mos-zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Sot janë bërë 1,930 ditë që kur janë nënshkruar marrëveshjet e Brukselit, ndërsa shqiptarët nuk e kanë kryer ende obligimin e vetëm- Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, tha Vuçiq.

Irinej nuk i është adresuar fare mediave. Vuçiq e ka kryesuar takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Pas këtij takimi