Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari Blinken i kërkon Vuçiqit deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë

Sekretari amerikan Antony Blinken, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ ka bërë të ditur se ka pasur një telefonatë me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Sekretari Blinke ka thënë se me presidentin Vuçiq kanë biseduar për nevojën e menjëhershme të deeskalimit të situatës dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të sulmeve ndaj policisë së Kosovës.

“Gjatë bisedës me Presidentin Vuçiq vumë në pah nevojën e menjëhershme për të depërshkallëzuar tensionet me Kosovën dhe për të kërkuar llogari për autorët e sulmeve të  dhunshme së fundmi. Gjithashtu theksova rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”- ka shkruar sekretari Bliken në “X”.