Matthew Miller/ Foto: VOA

SHBA i bën thirrje Serbisë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe t’i ulë tensionet

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller, i ka bërë thirrje Serbisë të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe t’i de-përshkallëzojë tensionet.

Kështu Miller ka thënë në një konferencë për media, gjersa ishte duke i komentuar zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.

Ai ka thënë se edhe shteti amerikan kërkon që parregullsitë e raportuara në zgjedhje nga OSBE-ja të hetohen.

“Pretendimet për parregullsi të raportuara si nga OSBE-ja ashtu edhe nga ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve duhet të hetohen, dhe dhuna e drejtuar ndaj autoriteteve zgjedhore, gazetarëve, vëzhguesve të akredituar, për të cilat kemi parë raporte, është e papranueshme. Dhe kështu ne do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë dhe, siç thashë, t’i nxisim që të punojnë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime që janë ngritur…

Unë do të them në lidhje me qeverinë në Beograd dhe veprimet në rajon, ne do të vazhdojmë t’i nxisim ata që të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja që lidhet me marrëdhëniet me fqinjët e tyre, pyetur shpesh në këtë konferencë”, ka thënë Miller./ RTV Dukagjini