'Lajçak të jep dorëheqje, vjen nga një shtet që se njeh Kosovën'

Studiuesi dhe diplomati shqiptar, Mal Berisha ka deklaruar se i dërguari i posaqën i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak duhet të dorëhiqet nga ky post.

Berisha në emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se nuk mundet ai që të jetë i paanshëm kur vjen nga një shtet që është kundër Kosovës.

“Aty ka diplomatë që punojnë ndoshta me agjenda tjera, aty ka diplomatë që erdhën në Prishtinë por që përfaqësojnë shtetin e vet e i cili është kundër Kosovës, siç është Sllovakia. Dhe unë guxoj me thanë hapur edhe po ta kisha përballë atë njeri, që gjëja e parë që do të bënte është të dorëhiqej”, ka thënë Berisha

Ai ka shtuar se njeriu më i arsyeshëm për këtë pozitë sipas tij, është dikush nga Gjermania apo Anglia.

“Një anglez një gjerman, apo të jetë nga një vend që e ka njohur Kosovën”, tha Berisha

Ndërsa këtë situatën aktuale ai e krahason me kohën e Rambujes.

“Vuçiqi është duke kërkuar më shumë se Asociacionin, unë jam për me bo Asociacionin e Komunave siç janë në gjithë botën, të cilat nuk kanë kompetenca ekzekutive, nuk dirigjohet nga dikush tjëtër”, ka thënë Berisha